Elbasani ka marrë fitoren e parë në Kategorinë Superiore, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Teutën brenda në shtëpi.

Vendasit e trajnerit Bordin, ishin superiorë në fushë, duke mos e vënë në diskutim triumfin, përballë një Teute që prodhoi shumë pak për të shkuar te pika. 

Supergoli i Dros në pjesën e parë dhe golat e Hilës dhe Arsen Kasës në pjesën e dytë, i dhuruar 3 pikët e parë në këtë sezon skuadrës verdheblu, që tashmë është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë Teuta ngelet 3 pikë.