TEUTA: Moçka, Luçiç (Hyka 82'), R. Hoxha, E. Hoxha, Kotobelli, Cyrbja (Mihani 74'), Hyseni, Dita, Hila, Musta (Gripshi 80'), Lamçja. Trajner: G. Magani.
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Progni (Shkembi 74'), Lilaj, Eskuardinja, Berisha, Olajinka, Salihi. Trajner: M. Josa
Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Emigers Ganxhi, Rudin Preça
KRONIKA E NDESHJES
4’: Lukiç pason te Kotobelli në krah të majtë, krosim i tij përpara portës së Shehit, godet R. Hoxha me kokë, por pa rrezik.
8’: Kombinim OlajinkaLilaj, gjuajtje e këtij të fundit nga larg, por në mënyrë të gabuar.
22’: Hila në kufijtë e zones gjuan, por topi i tij devijohet në korne.
28’: Progni godet diagonalisht mirë, por Moçka grushton, duke evituar rrezikun në portën durrsake. 43’: Salihi brenda zonës durrsake gjuan befasisht, por topi përfundon në duart e portierit Moçka. Ishte një rast mjaft i pastër për të shënuar.
45’+1’: Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura, 00. 50’: Vangjeli gabon, por Musta, i vetëm përballë Shehit, i habitur, thuajse “pason” te portieri i Skënderbeut. Ishte një rast ideal për të shënuar nga Teuta.
60’: Berisha ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe e lë Skënderbeun me 10 lojtarë në fushë
67’: Pas një aksioni në të majtë nga Olajinka, krosimin e tij, Salihi me kokë do ta dërgonte në portën e Moçkës, duke shënuar mjaft të bukur. 10 për Skënderbeun.
83′ Zëvendësimi i tretë te Teuta. Del Lukiç, futet Hyka. Magani kërkon të përforcojë sulmin
84′ Zëvendësim tek Skënderbeu. Del Olainka, futet Abazi. Sulmuesi nigerian shoqërohet me duartrokitje nga tifozët korçarë..
85′ Luhen 5 minutat e fundit, ndërsa lojtarët e Skënderbeun marin sa më shumë faulle, ndalesa në lojë.
88′ Aksion i Teutës, Lamçe ka shansin të barazojë shifrat por pret Shehi.
90′ Mundësi shumë e mirë për Teutën, Gripshi dhe Mihani provojnë të gjejnë golin e avantazhit, por nuk ja dalin.
Akordohen 4 minuta shtesë
90’+3′ Teuta luan në gjysmëfushën e Skënderbeut, krijon raste goli por nuk arrin të finalizojë.
Skënderbeu, pas javës së 16-të, rikthehen sërish në krye të renditjes së Superiores. Ata mundën 1-0 Teutën, duke u ngjitur kështu në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Partizani, por me golaverazh më të mirë se sa të kuqtë. Ishte një fitore e çmuar për korçarët që mban “firmën” e Hamdi Salihit, ku pjekuria dhe kualitetet e kampionëve triumfuan mbi vrullin dhe entuziazmin e “djemve të detit”, që gjithsesi meritojnë komplimente që e mbajtën intrigues takimin deri në çastet e fundit. Edhe pse pati mjaft luftë dhe përpjekje, 45 minuta e para të takimit në “Niko Dovana” u mbyllën me rrjeta të paprekura, por me një lojë mjaft interesante deri në fund. Kampionët e Skënderbeut e qarkulluan më tepër topin, e kërkuam më shumë portën e Teutës, por pa ia arritur të shënonin. Rastin më të pastër ata e patën më fundin e saj, por goditja e Salihit e gjeti në gatishmëri portierin Moçka. Nga ana e tyre “djemtë e detit” nuk ndjenjën në pritje. Edhe ata u përpoqën ta ngacmojnë portën e korçarëve, por i mungoi rrezikshmëria. Mundësia e parë u krijohet durrakëve, ku Musta shpërdoroi rastin më të mirë për të shënuar për Teutën. Por gjërat edhe do të përkeqësohen për korçarët pas minutes së 60-të, kur Berisha do të linte fushën e lojës pas kartonit të dytë të verdhë, si përherë do të ishte goleadori shkodran Hamdi Salihi, i cili do të ishte aty ku duhej, për ta shtyrë topin në rrjetë, por edhe për t’i siguruar fitoren Skënderbeut. Aktivizimi i kapitenit Shkëmbi në 15 minutat e fundit, do të bënte që skuadra e Josës në vazhdim të ishte më e organizuar për të menaxhuar epërsinë e krijuar pas golit të Salihit, ndonëse edhe durrsakët do të ngulmonin për të barazuar. Sidoqoftë veprimeve të tyre u mungoi qartësia dhe koridoret e nevojshme në radhët e mbrojtjes korçare dhe shpresat e tyre për ta bërë një gjë të tillë mbeten goditjet standarte për të shfrytëzuar shtatlartësinë e mbrojtësve të saj. Kaq ishte pak. Në fund ata u detyruar t’i “shtërngojnë” duart korçarëve që largohen fitues nga Durrësi, madje edhe si kryesues.
Renditja