Pas 22 javësh Superiore, skuadra e Vllaznisë ka marrë e vetme kreun në Superiore me 42 pikë. Në 5 ndeshjet e fundit, shkodranët numërojnë 5 fitore. 

Ekipi i Martinit u tregua cinik, teksa shënoi shpejt me Malën golin e avantazhit dhe pastaj administroi rezultatin përballë durrsakëve të cilët rrallëherë vunë në vështirësi serioze Pohls, edhe pse zhvendosën lojën në gjysmëfushën kundërshtare.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, të besuarit e Edi Martinit tentuan të thellonin avantazhin, por nuk ndodhi, ndërsa “kërcënimet” e Teutës nuk u konkretizuan. Në 5 sfidat e fundit, Teuta nuk ka asnjë fitore.