Partizani ka mundur mes drithërimash Teutën në “Arenën e Demave”.Pjesa e parë e sfidës në fakt kishte pak raste për t’u kujtuar, por u mbyll me avantazhin 1-0 të të kuqve falë golit të Tomës. Në të dytën, skuadrat ishin me kërkuese, sidomos Teuta që zhvendosi lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe ia doli të gjente golin me Jazxhi.

Por në shtesën e ndeshjes, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, erdhi goli i Kontreras për suksesin 2-1 të Partizanit që kthen disi buzëqeshjen te të kuqtë, ndërsa i shkakton humbje Teutës e cila ka kohë që nuk fiton.