Vllaznia mori një fitore të rëndësishme ndaj Teutës në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 1-0. Goli i Dodajt u regjistrua në minutën e 43-të. Dhe pse sfida filloi me vrull, duhet thënë se ishte një ndeshje me pak raste.

Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini u treguan cinikë ndaj ekipit të Enkelejd Dobit. Teuta duhet të luante me 10 lojtarë nga minuta e 65-të, kur Jazxhi u largua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Kallakut.

Në pjesën e mbetur të lojës, shkodranët arritën ta ruanin mjaft mirë rezultatin dhe kështu avancojnë drejt titullit kampion.

Vllaznia e shikon veten në krye me 5 pikë më tepër se Egnatia pas 31 javësh. Teuta ndërkohë mbetet 6 pikë larg zonës së Final Four.