DURRES – Teuta ka humbur miqësoren me Partizanin, me rezultatin 0 me 1. Sikurse dhe ishte parashikuar, ndeshja e sotme ishte më shumë se miqësore dhe trajnerët respektivë i dhanë shumë rëndësi anës taktike. Kjo u pa në fushë, ku skuadrat nuk është se prodhuan shumë lojë. Një pjesë e parë e një niveli mesatar, ku vendasit kishin një dominim të lehtë, ndërsa pjesa e dytë foli për kryeqytetasit, kjo për shkak edhe të zëvendësimeve të shumta.
Pjesa e parë
Minutat e para të takimit nisën me një lojë shumë të shpejtë nga të dyja skuadrat, ndërsa nuk kanë munguar rastet për shënim. Gjatë një aksioni, dursakët fitojnë një penallti, por Mancaku godet shumë keq. Edhe miqtë kanë pstur rastet e tyre për shënim, madje të pastra, por as kryeqytetasit nuk mundën të ndryshonin diçka për sa i përket rezultatit të pjesës së para, duke e mbyllur atë 0-0.
Pjesa e dytë
“Peshat e rënda” u lanë hapësira të rinjve, por kishte edhe nga ata që u zëvendësuan pak më vonë. Zëvendësime këto që ndikuan në nivelin e lojës. Edhe pse në pjesën e dytë nuk munguan rastet e pastra, goli i vetëm i ndeshjes erdhi vetëm në fund të takimit. “Demat e kuq” përfitojnë nga një përgjumje e kundërshtarit dhe brenda zonës Iliazi nuk fal dhe fikson rezultatin 0-1. Pak minuta më vonë vendasit kishin mundësi të barazonin, por “predha” e Muriqit u ndal nga pjesa ku bashkohet shtylla pingule me traversën.
Formacionet e dy skuadrave:
Teuta– Hoxha, Sheta, Jakupi, Sakaj, Da Silva, Tahiri, Veliaj, Hyshmeri, Nika, Mancaku, Xhafaj: tr Begeja. u aktivizuan: Tepshi, Dosti, Heminazëri, Stafa, Muriqi, Memini, Pajaziti
Partizani – Zllatan, Tafaj, Prenci, E. Tafaj, Pasha, devolli, Thana, Lala, Malo, Petro, Ishka. Tr. Hasan lika. U aktivizuan:frashëri, Duqi, lundraxhiu, Xhepa, Sulce, Branica, Iliazi, Santiago, Llakaj.