Vllaznia ka marrë sot një fitore të rëndësishme që kthen ekipin shkodran në shinat e duhura pas rezultateve të fundit që e kishin larguar disi nga pretendimet. Skuadra shkodrane ka fituar 2-0 ndaj Teutës, duke bërë hapa të rëndësishëm në renditje.
Ekipi shkodran e zgjidhi duelin që në pjesën e parë pasi shënoi dy herë me Balajn e më pas mendoi të administronte minutat për të siguruar tre pikët që e kthejnë mes 4 skuadrave të para në klasifikim.
Detyrë që u bë pak më e vështirë për shkak të dëmtimeve të lojtarëve si Asani apo Qarri, por që në fund e mbylli me sukses. Ndërsa Teuta dha shumë pak në reagimin e saj për të kërkuar pikë, teksa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartoni të kuq të Demës në shtesën e sfidës.