Vasilis Zogos do të vazhdojë të jetë lojar i Teutës. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën deri në 2026-ën. Klubi shkruan se ai është një aset i rëndësishëm për objektivat e durrsakëve në kampionat dhe në kompeticionet e tjera.
Njoftimi: KF Teuta ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin qëndror Vasilis Zogos, i cili ishte pjesë e skuadrës edhe gjatë sezonit që lamë pas.
Palët kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin 2025/26, duke konsoliduar më tej repartin difensiv të ekipit.
Zogos u shqua për paraqitjet e tij solide në mbrojtje gjatë edicionit të kaluar, dhe prania e tij pritet të jetë një aset i rëndësishëm për objektivat e Teutës në kampionat dhe në kompeticionet e tjera.





