Teuta ka marrë 3 pikë jetike në transfertë kundër Skënderbeut. Korçarët e shpallur matematikisht kampion janë mundur 1-3 në shtëpi.
Ekipi durrsak i drejtuar nga Begeja zhbllokoi shifrat pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa deri në minutën e 68-t kishte realizuar edhe dy gola të tjetër, duke i çuar shifrat në 0-3.
Korçarët golin e flamurit do ta realizonin pak para fundit të ndeshjes me autor Sowe-n.





