Teuta ka pësuar ndryshime, ku i janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm si Marku, Kallaku, Kuro, Emiljano dhe Lorenco Vila apo Qirko.
Megjithatë, Teuta është treguar e kujdesshme dhe ka bërë merkato vetëm me lojtarë shqiptarë. Teuta ka afruar deri më tani Ergys Peposhin, Aldi Gjumsin, Realdo Filin, Arsid Krujën, Elton Vatën, Ardit Iljazin, Asion Dajën dhe Dijar Nikqin, teksa pritet Mario Gjata. Të gjithë e njohin Superioren.