Prej së dielës, pas përballjes me Bylisin, Teuta po pushon dhe po mbledh forca për vitin e ri. Trajneri Edi Martini e ka parë të arsyeshme që lojtarët të ishin pranë familjeve të tyre për të festuar “Krishtlindjet”. Sot lojtarët nisin përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit ku grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë. Teuta në merkaton e futbollit shqiptar është duke synuar te bëj goditje, madje po synon që të afrojë lojtarë që kanë spikatur në ekipet pretendente, por edhe të tjerë që kanë spikatur në Superiore, duke ditur se për momentin nuk ka asnjë largim, por pritet që në ditët në vazhdim ata lojtar që nuk ka qenë në pritshmëritë e duhura në gjysmën e parë të sezonit të largohen. Te Teuta priten disa ndryshime në radhët e grupit të lojtarëve.

Mësohet se drejtuesit e klubit aktualisht po punojnë për përzgjedhjen e disa lojtarëve cilësorë që do të jenë pjesë e Teutës, për gjysmën e sezonit.Gjithsesi, baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime në tri repartet: mbrojte mesfushë dhe sulm. Në ditët në vazhdim, lojtarë të rinj pritën t’i bashkohen Teutës deri në përfundim të merkatos. Skuadra do të vijojë përgatitjet ndërkohë angazhimet kanë kaluar te drejtuesit e skuadrës, të cilët prej ditësh po punojnë në drejtim të seleksionimeve të lojtarëve që priten të afrohen. Elementet që do t’i bashkohen skuadrës përgjatë merkatos së janarit, po marrin një vëmendje të madhe nga klubi.

Aktualisht, “djemtë e detit” shpresojnë të mos nxitohen pasi janari është disi i vështirë për të gjetur lojtar cilësorë. Fakti që blutë janë një klub tradite dhe kanë marrëdhënie të mira me klubet e tjera të Superiores, pritet t’ua bëjë më të lehtë ndërhyrjen në merkato.

Gjithsesi, mbetet e gjitha për t’u parë në vazhdim dhe puna që do të bëjë klubi me përforcimet në merkato. Teuta po kalon një momente jo shumë të mirë ku pas sezonesh si skuadër pretendente e Kategorisë Superiore këtë sezon është në mesin e tabelës.