Teuta është skuadra e vetme në Superiore që pas 24 javësh kampionat ka koleksionuar më shumë se kushdo barazime. Në shenjën “X” durrsakët kanë mbyllur jo pak, por 10 ndeshje.
Veçanërisht dy takimet e fazës së tretë në shtëpi ndaj Kamzës dhe Skënderbeut janë ato që po “qahen” së tepërmi në kampin durrsak, pasi tashmë mund dhe duhet të kishin katër pikë më tepër në klasifikim.
Kallaku dhe Progni kanë shpërdoruar nga një penallti secili dhe kjo ka ndikuar direkt në rezultatet me Kamzën në "Niko Dovana" dhe Luftëtarin në transfertë.
Këtë herë ndaj Partizanit “djemtë e detit” shpresojnë të thyejnë tersin, duke mundur kryesuesit, pasi për këtë takim pritet të kenë edhe Armando Vajushin.





