Skuadra e Teutës ka kryer përgatitjet e rradhës për sfidën ndaj Bylisit. Të besuarit e Edi Martinit do të luajnë ndaj ballshiotëve ditën e shtunë në transfertë në orën 15:00.

Durrsakët kërkojnë kthimin te fitorja në këtë ndeshje pasi u bënë 5 takime rradhazi pa fitore dhe 2 ndeshjet e fundit kanë marrë disfata. Këto rezultate kanë bërë që Teuta të zbres në vendin e tetë në zonën play-out.

3 pikëshi do t’ju jepte mundësi të dilnin nga zona e ftohtë e renditjes dhe pse jo të shpresonin për diçka më lart në zonën europiane. Teuta do të udhëtojë në Ballsh pa Aleksandër Kuros, i cili nuk mund të luajë për shkak kartonësh, ndërkohë që pritet të shikohet gjendja e Karabecit dhe Goxhës, të cilët mund të jenë një armë më shumë ndaj Bylisit.