Durrës, 26 qershor 2014 – Disa ditë, para nisjes zyrtare të grumbullimit të ekipit, Teuta vazhdon të mbetet një ndër skuadrat më aktive në merkato.
Ndër shumë emra që flitet se do të firmosin shumë shpejt me durrsakët është edhe ai i mesfushorit të Besës, Bruno Dita.
21-vjeçari, i cili sezonin e kaluar luajti për kavajasit, mund të jetë përforcimi i gjashtë i “djemve të detit” brenda një kohe të shkurtër.
Burime nga klubi bëjnë me dije se mes lojtarit dhe stafit po bisedohet dhe se shumë shpejt mund të arrihet marrëveshja.
Gjithsesi, merkato më aktive e Teutës këto ditë po zhvillohet në kampionatin kosovar.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





