Teuta ka vijuar me përgatitjet anti-Vllaznia. Stafi teknik ka përfituar nga java e plotë e kampionatit për të korrigjuar disa gjëra në skuadrën e tij dhe për të punuar me ekipin në rritjen psikologjike të tij. Kjo për të përballur një sfidë siç do të jetë ajo e fundjavës ndaj Vllaznisë. Fitorja ndaj Skënderbeut sigurisht që ka rritur adrenalinën te Teuta, e për më tepër që skuadra tashmë është në rrugën e duhur dhe brenda pritshmërive. Teuta në tri javët e fundit ka pasur mungesa, e megjithatë skuadra e trajnerit Edi Martini nuk i ka ndier edhe aq shumë.

Durrsakët janë treguar një ekip simpatik, i konsoliduar dhe që ka ende shumë për të dhënë, sepse disa nga afrimet nuk janë ende në 100 për qindëshin e tyre. Tekniku shkodran ka punuar më shumë me ekipin psikologjikisht për një arsye të thjeshtë. Skuadra duhet të jetë e qetë psikologjikisht në këtë transfertë dhe në asnjë mënyrë mos të jetë nën presionin e pikëve. “Djemtë e Detit” në transfert kanë një bilanc pozitiv nisur me përballjet që ka zhvilluar në transfertë.

Durrsakët as këtë javë nuk do të jenë me grup të plotë, pasi mesfushori Erando Karabeci është i dëmtuar dhe do të vijoj të mungojë. Mesfushori Ledio Beqja dhe po vijon me riaftësimin e plotë, megjithatë nuk dihet a do të jetë gati deri në sfidën me Vllazninë, duke pasur parasysh faktin se këtë sezon është një nga lojtarët më të rëndësishëm të durrsakëve.