Teuta është gati që të rikthejë sërish në skuadër Florent Avdylin, pas largimit të tij nga radhët e Prishtinës.

Tashmë kanë nisur bisedimet mes mesfushorit dhe drejtuesve të kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

28-vjeçari aktualisht është një lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë kontratën e tij me kampionët e Kosovës dhe me shumë gjasa ai pritet të rikthehet tek Teuta.

Në orët në vijim pritet që të ketë diçka konkrete mes palëve dhe mësohet se Avdyli është një nga kërkesat e trajnerit Edi Martini për të përforcuar repartin e mesfushës në merkaton e janarit.