Arbër Çyrbja do të jetë përforcimi i radhës në merkaton e janarit, proces i cili është shumë i rëndësishëm për durrsakët për ecurinë, që pjesa e dytë e sezonit të jetë shumë ndryshe nga gjysma e parë e luajtur në kampionat.
Nuk ka vonuar dhe ka qenë vetë klubi që e ka zyrtarizuar afrimin e ish-mesfushorit Arbër Çyrbja.
Përveç zyrtariziamit të mesfushorit, klubi durrsak përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” tregeon edhe situatën dhe fokusin e skuadrës së Martinit në prag të fillimit të fazës së tretë të Superiores.
Ja njoftimi i Teutës:
“KF Teuta konfirmon akordin me mesfushorin, Arbër Çyrbja. Lojtari bashkohet me Teutën, pasi ishte pjesë e Dukagjinit në pjesën e parë të sezonit.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Çyrbja, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit.
KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit Arbër Çyrbja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.”
Pas largimit nga Dukagjini në Kosovë, aty ku luajti pjesën e parë të sezonit, ai kishte dëshirën të luajë edhe njëherë aty ku e filloj karrierën e tij, te Teuta në Kategorinë Superiore.
Shpresohet që Çyrbja të tregojë sërish vlerat e tij të dikurshme te “djemtë e detit”, pasi skuadra e Martinit ka shumë nevojë që të ndryshojë “fytyrë” në pjesën e dytë të sezonit, duke u larguar nga zona e rënies nga kategoria.