Erando Karabeci nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin kryeqytetas. 32-vjeçari pritet të nisë një eksperiencë të re në Superligën e Kosovës, me kampionët e Prishtinës. Karabeci nuk ishte një titullar stabël te blutë e Teutës, por kontributi i tij ishte i madh për aq sa luajti, për profesionalizmin që tregoi. Ai shënoi edhe një gol me durrsakët gjatë sezonit që u mbyll.

NJOFTIMI I TEUTËS:

Faleminderit Kampion!KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Erando Karabeci, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin. Faleminderit Erando për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!