Aktorja Teuta Krasniqi ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë”, ku ka treguar se po planifikon të zhvillojë një dasmë pas dhjetë viteve me Adonis Morinën.
Ndër të tjera ajo është është pyetur nëse do të ketë një ftesë për ish-partnerin e saj, Bleron.
“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje për ftesën në dasmën e tyre. Pavarësisht se ne gëzojmë raporte shumë të mira, sikur unë me Afronën që kam një mendim të jashtëzakonshëm për atë vajzë, natyrisht edhe me babain e Tarës, sepse ai është babi i vajzës time dhe të dy, unë dhe Adonisi gëzojmë raporte shumë të mira, shumë të shëndosha. Megjithatë, janë disa evente disa ngjarje ku tregohet ku e ke vendin ku se ke vendin. Mendoj që në një dasmë e gjithë vëmendja duhet të jetë tek çifti. Të gjithë duhet të jenë miqtë e tyre më shumë. Nëse në këtë rast ata do kishin qenë tek ne dhe ne tek ata, mendoj që kjo vëmendje do fillonte të përhapej nga pak”,– tha Teuta, duke nënkuptuar që ish-bashkëshorti i saj dhe partnerja e tij nuk do të jenë të ftuar në dasmën e saj.
Teuta ka treguar nëpër intervista të ndryshme se ka një raport të mrekullueshëm me bashkëshorten e Bleros, Afrona Dikën, për të cilën shprehet se është një vajzë shumë e mirë.





