Teuta i ka dhënë fund serisë prej 5 ndeshjesh pa fitore, duke mundur sot Dinamon me rezultatin 1-0 e duke dalë nga kriza që e kishte mbërthyer në këtë periudhë.
Teuta dominoi në pjesën e parë të ndeshjes duke kërkuar që të gjente me vazhdimësi golin. Por Bakaj dukej i pakalueshëm duke ndalur çdo tentativë drejt katërkëndorit të tij.
Por pikërisht portieri u bë protagonisti negativ për skuadrën e tij kur pas një goditje nga këndi me një grushtim të gabuar çoi sferën në portën e tij.
Dinamo u mundua të reagonte por nuk kishte forcën e duhur që të rrezikonte katërkëndorin e Qirkos.
Kështu, vërshëllima përfundimtar i dha tre pikë të arta skuadrës kampione në fuqi e cila i afrohet përsëri zonës së Europës, duke lënë Dinamon jashtë pretendimeve për një vend të tillë.