Teuta pret Kukësin në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore, aty kyu synon të lërë pas humbjen e pësuar pak ditë më parë në Korçë. Skuadra bregdetare, ka përballë një kundërshtar aspak komod, duke qenë se Kukësi kërkon vazhdimësinë pasi u ngjit në krye të klasifikimit dhe një fitore do t’i bënte të ndjekin derbin të qetë.

Në vitet e fundit, Kukësi ka qenë dominues ndaj bregdetarëve duke marrë një numër të konsiderueshëm fitoresh, por Teuta ka treguar se di të fitojë atëherë kur i duhet më shumë. Ditën e nesërme, pritet të jetë një ndeshje e luftuar teksa Shkëmbi i gëzohet edhe rikthimit të Kallakut.

Mesfushori i Shpresave ka lënë pas dëmtimin e pësuar pak javë më parë dhe pritet të jetë në gatishmëri për ndeshjen e nesërme. Mungesë është ajo e Aleksit pasi ka plotësuar numrin e kartonëve ndërkohë që në dyshim është Beqja. Pjesa tjetër e skuadrës, është e plotë teksa mungesa ka në kampin e Kukësit. Valon Et’hemi dhe Emiljano Musta janë dy mungesat e mëdha që Kukësi ka këtë ndeshje ndërsa, nuk vuajnë pezullime apo të tjera dëmtime.

Formacionet e mundshme:

Teuta: Frashëri, Kouras, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Kallaku, Gashi, Vecaj, Vila, Nikaç
Trajner. Bledi Shkëmbi

Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kitanovski, Limaj, Rroca, Musolli, Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj
Trajner. Shpëtim Duro