Klaudi Hyseni, mesfushori 22-vjeçar i Teutës në dy sezonet e fundit e ka mbyllur aventurën e tij me durrsakët. Ai nuk ka rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit me drejtuesit e Teutës dhe tashmë është lojtar i lirë.
Hyseni këtë sezon është aktivizuar në 23 ndeshje, kryesisht si zëvendësues, ndërsa pesë prej tyre i ka nisur si titullar. Gjithsesi duhet përmendur se lojtari për një periudhë ka qenë i dëmtuar çka ka ndikuar në aktivizimin e tij.





