8korrik 2015 – Mesfushori Erlind Koreshi nuk do të jetë pjesë e teutës për sezonin e ri futbollistik. Lojtari dhe klubi i Teutës kanë shpallur "divorcin", pas rreth një viti bashkëpunim. Mesfushori do është i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karierën e tij futbollistike, ku me shumë gjasa kërkesat për shërebimet e 28-vjeçarit lushnjar nuk do të mungojnë. Mesfushori theksoi se ka tërhequr të gjithë dokumentacionin dhe se është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karierën e tij. "Nuk jam pjesë e skuadrës së Teutës. Nuk arritëm të gjenim gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës dhe bashkarisht vendosëm të ndërprisnim bashkëpunimin, për të mirën e të dyja palëve. Në mesditë takova presidentin dhe vendosëm se do të jetë më mirë për të dyja palët që secili të shikonte drejtimin e vet. Kam kaluar momente shumë të mira në Durrës, edhe pse nuk isha në 100% të formës simë më të mirë, për shkak të dëmtimeve të shumta që më shoqëruan përgjatë sezonit të kaluar. Do doja të falenderoja drejtuesit e Teutës, stafin teknik dhe tifozerin durrsake, për mbështetjen që më kanë dhënë përgjatë kohës që isha pjesë e kësaj skuadre. Futbolli kështu e ka, ndoshta një ditë do të vësh sërish fanellën e teutës", u shpreh mesfushori, ndërsa shtoi se është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karierën. Drejtuesit e klubit të teutës, kanë larguar edhe mbrojtësin brazilian Alan, i cili prej disa ditësh po provohej tek "djemtë e detit". Me dy largimet e fundit, të mbrojtësit Alan dhe Koreshit, lind nevoja e përforcimeve në radhët e Teutës. Alan ishte një stoper mjaft inteligjent, por nuk arriti të bindte dot drejtuesit teknik të skuadrës durrsake. Ai qëndroi për rreth një javë në Durrës dhe zhvilloi plotë gjashtë seanca stërvitore. Drejtuesit kanë patur në plan për të afruar një mesfushor krahu dhe një qendërmbrojtës, si dhe një sulmues me eksperiencë, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ka patur asnjë lëvizje në kampin durrsak.