Nijaz Lena nuk do të jetë më lojtar i Teutës pasi nuk ka gjetur akordin me drejtuesit për të vijuar kontratën. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia ishte dje në Durrës, dhe pas bisedimeve ka konfirmuar që është lojtar i lirë.
Ndërkonë në stërvitje ditën e djeshme është rikthyer mesfushori Tarik Cmajcanin, i cili pati zhvilluar edhe fazën përgatitore me durrsakët në Austri.
Gjithashtu, ka ndryshime edhe në stafin teknik, teksa zëvendëstrajner do të jetë Julian Fezgo. Kështu, trajneri Begeja do të ketë në krah Fezgon dhe Kapllanin që mbetet trajneri i portierëve.





