5 tetor 2015 – Teuta është thjesht fantastike në “Niko Dovana”. Formacioni i Gugash Maganit mori fitoren e tretë në po kaq ndeshje në impiantin durrsak në këto gjashtë javë të para të Kategorisë Superiores. “Viktima” e radhës në shtëpinë e “Djemve të Detit” ishte Bylisi, që pësoi humbjen e radhës në transfertë dhe të pestën në kampionat me rezultatin e thellë 3-0. Kjo disfatë ishte e papranueshme per trajnerin Agim Canaj, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga stoli. Trajneri 53-vjeçar theksoi se ndihet i tradhtuar nga skuadra.
Dorëheqjha e trajnerit është e parevokueshme kjo për vetë faktin pasi Canaj e shikon si të pamundur që Bylis mund të përmirësohet me të në drejtim. “Normalisht unë e thashë edhe njëherë, kur erdha kishim një objektiv madhor shpresonim që gjërat do të shkonin mirë, por këtu gjeta një skuadër të dorëzuar, e pranova këtë sfidë pasi mendoja se mund të bëja dicka por kjo ishte pamundur këtu. 1 pikë në 6 ndeshje është shumë pak për ne dhe për objektivat tanë. Ndihem i tradhtuar nga skuadra. Ky është vendimi im përfundimtar dhe nuk do ta ndryshoj”.
/portali DurresLajm/