Pas dy javësh Teuta po konfirmon ambiciet e fillimsezonit, pasi ka arritur të marë maksimumin në këtë start sezoni. Me një projekt serioz në letër, duke nisur nga kthimi në shoqëri aksionere për të vijuar me përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e skuadrës dhe ndryshimet në administratë, tashmë djemtë e detit kanë edhe një armë më shumë.

Trajneri Gugash Magani përvec se konsiderohet një nga trajnerët më të mirë të kampionatit shqiptar duket se ka të njëjtat ambicie me skuadrën që drejton.“Mendoj se ka ardhur koha që edhe unë si trajner të fitoj një trofe dhe besoj ky është sezoni i duhur.”

Një binom perfekt, ku uria për sukses është nga të gjitha palët. Magani ka drejtuar skuadra me emër në futbollin shqiptar Flamurtarin dhe Tiranën por duke mos arritur të fitojë ndonjë trofe, edhe pse ka marë pëlqimin e tifozëve për lojën e treguar në fushë.

Vitet kalojnë dhe për Maganin duket të ketë ardhur momenti për të synuar trofeun e parë në karrierën e tij, një sukses që duket ta synojë që këtë sezon me Teutën e cila e ka filluar mbarë ku pas dy javësh ndodhet në vendin e pare me 6 pikë pas dy fitoreve të para.