Teuta do të presë Kukësin në “Niko Dovana” ditën e shtunë për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 22-të të Abissnet Superiore.

Një duel direkt në garën për mbijetesë. Të dyja skuadrat ndodhen në zonën e ftohtë me nga 25 pikë. Përballja mes tyre do të vendosë shumë.Kur para është një takim kaq shumë i rëndësishëm edhe mungesat lënë një boshllëk të madh. Edi Martini duhet të bëjë llogaritë pa titullarin e skuadrës.

Artan Jazxhi do të jetë munges e sigurtë për duelin e verilindorët, pasi qendërmbrojtësi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.Ky është një lajm pozitiv për skuadrën e Kukësit, pasi shikon që kundërshtarit do t’i mungojë një lojtar me peshë në qendrën e mbrojtjes. Gjithashtu me shumë gjasa durrsakët nuk mund të llogarisin as Jurgen Goxha që doli i dëmtuar nga fusha e lojës në derbin me Erzenin.