Teuta dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim pa gola sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Një ndeshje që nuk pati shumë për të treguar. Dhe pse Teuta me Elbasanin patën rastet e tyre, gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në përfundim të kesaj jave, Elbasani mbetet në vendin e pestë dhe Teuta në vendin e parafundit.

Zhgënjimi i Hodos pas barazimit të Teutës: Nuk dolëm aty ku deshëm, ja si është situata e Krujës

Trajneri  Teutës, Bledar Hodo, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi ndaj Elbasanit, pasi theksoi se skuadrës së tij i bënin punë vetëm fitoret.

“Të jem i sinqertë ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen dhe gjatë lojës, në 15 minutat e para e nisëm me presing të lartë dhe të bënim diçka të mirë në fazën sulmuese. Pastaj si rrodhi ndeshja e tillë që Elbasani po rrinte shumë në zotërim topi dhe kishim vështirësi të shkonim lart, dhe u kthyem. U munduam të shkonim me sulm gradual, pjesërisht ia arritëm, por kishim përsëri probleme në fazën sulmuese.

Mendonim të bënim dyfishim në krah, duke ditur që Elbasani çon lart mbrojtësit e krahëve. Deshëm të bënim diçka me Boçin dhe Arifin, me Arifin disi ia arritëm, por nuk dolëm aty ku deshëm.

Mendoj që duhej të bënim pak më lart presing. Por Elbasani është një skuadër që e zotëron mirë topin dhe ishim një kohë vonesë. Tentuam në fillim të bënim presing me Boçin e Çyrbjen lart, por nuk dolëm aty ku donim.

Ne do luftojmë deri në fund, do jemi të bashkuar dhe shpresojmë të bëjmë maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur. Djemtë që janë me eksperiencë, duhet të marrin ekipin për dore në këto momente se ata e dinë dhe i kanë vuajtur këto situata se si i dilet.

Kruja? Arsidi për fat të keq ka bërë tërheqje të gradës së dytë, kështu që presim”, tha Hodo pas ndeshjes