Teuta është në kulmin e përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Vllazninë që do ta zhvillojë ditën e shtunë në stadiumin “Niko Dovana”, me durrsakët që janë në superformë dhe kanë shtatë pikë aktualisht. Durrsakët synojnë 3 pikët, pasi këtë sezon kanë pretendime madhore për kreun e Superiores, ndërsa përforcimi në sulm i ganezit Khalid sigurisht që i jep siguri dhe konkurrencë durrsakëve në ofensivë.
Por, trajneri Blendi Shkëmbi edhe me Vllazninë nuk do ta ketë skuadrën e plotë, pasi nga sa bëhet e ditur, në Durrës nuk do të jenë për lojë Sherif Kallaku dhe Beqja që janë në rikuperim e sipër. Ashtu si dhe Çyrbja që duket se e ka kaluar më të vështirën dhe pritet që të jetë gati për trajnerin Shkëmbi.
Në Durrës organika është e pasur dhe trajneri Shkëmbi nuk do ta ketë problem që të ndërtojë një 11-she fituese në sfidën e radhës me shkodranët.





