DURRËS, 2 shkurt 2015 –  Teuta ka vendosur një heshtje shtypi dhe kjo ka ndodhur që pas sfidës me Vllazninë. Drejtuesit e Teutës kanë vendosur heshtje shtypi deri në një moment të papërcaktuar.

Tekniku Begeja apo drejtori teknik Ilir Biturku, i cili sikurse është bërë tashmë traditë që del në fund të takimit për të analizuar ndeshje, nuk kanë qenë të gatshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ata thanë se kampi durrsak ka heshtje shtypi deri në një moment të papërcaktuar. Gjithsesi, durrsakët me fitoren e fundit janë mjaft mirë moralisht dhe tashmë kërkojnë fitoren tjetër, atë kundër Elbasanit ndeshje për të cilën kanë nisur nga përgatitjet.

Teuta do të ketë thuajse të plotë kontigjentin, pasi në përbaljen me Vllazninë durrsakët ishin të cunguar në formacionin bazë, duke nisur me plot gjashtë mungesa që nga kapiteni Rizvani, R. Hoxha, E. Hoxha, Koreshi, Deliallisi dhe Peposhi, i cili u aktivizua gjatë pjesës së dytë. Përveç kapitenit Rizvani, pesë lojtarët e tjerë pritet të jenë të gatshëm për sfidën e radhës.