Ekipi i Teutës në mundje arriti rezultate pozitive në Kupën e Shqipërisë për të rritur, që u zhvillua fundjavën që lamë pas në kryeqytet.

Teuta e drejtuar nga trajneri Sinan Trimi, mori pjesë me 10 sportistë duke u ngjitur në shkallën e dytë të podiumit në stilin e lirë, teksa skuadra e Tiranës doli kampione.

Një paraqitje mjaft e mirë u shfaq nga Marjus Malko, mundësi nga Durrësi, i cili doli i pari në peshën 92 kg, po në stilin e lirë. Malko prej shumë vitesh mbart me dhjetëra kupa në listën e tij të gjatë të trofeve, ku vlen të theksohet se është shpallur kampion në Shqipëri dhe konkurse ndërkombëtare rreth 20 herë.

EKIPI I TEUTËS:

Serxho Roçi 57kg
Endrio Avdyli 65kg
Imirjan Rabdishti 70kg
Haxhi Sina 79kg
Arjan Danaj 86kg
Marjus Malko 92kg
Albin Peposhi 97kg