Teuta ndodhet në Bullgari teksa po zhvillon fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Longo po merr ngarkesën e nevojshme për të qenë në formë optimale.
Situata të durrsakët është pozitive, teksa Diego Longo duket se ka ndryshuar tërësisht klimën. Ditë pas dite, klubi i Teutës tregon çaste nga seanca stërvitore përmes fotogalerive. Edhe paraditja e sotme i ka gjetur ata në fushë duke marrë ngarkesën e radhës.
Kujtojmë që në sezonin e shkuar futbollistik, Teuta nuk ishte në formën më të mirë. Por, në këtë edicion futbollistik gjithçka pritet të jetë ndryshe.