Drejtuesit dhe trajneri Edi Martini janë treguar gjithnjë të kujdesshëm për ta artikuluar fjalën titull, e kundërta ka ndodhur me dis nga lojtarët që e kanë përmendur fjalën titull, dhe në këtë pikë askujt nuk i ndalohet të ëndërrojë, sepse aktualisht titulli kampion i Teutës vetëm në ëndrra mund të jetojë.

“Harakiri” ndaj Lufëtatrit ishte një grusht i frotë në stomak, distanca me kreun shkoj 9 pikë dhe pas disfatës me Laçin në shtëpi në fillim të këtij viti kalendarik erdhi një goditje edhe më e fortë. Teuta këtë sezon me ndeshjet brenda krenohej, e humbi dhe këtë virtyt. Pa i hequr asgjë shpirtit të garës së Luftëtarit dhe dëshirës për të vrapuar e luftuar, por si është e mundur që një skuadër e cila pretendon kuotat e larta të mos ketë aftësinë për ta mbyllur ndeshjen, duke mos i dhënë kundërshtarit shansin e një goli në sekondat e fundit.

Finalizimi pavarësisht afrimeve të merkatos së janarit mbetet thëmbra delikate e Akilit, një skuadër që ende nuk po e kupton se si mund të mbërrijë tek goli, dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Teuta në këtë sezon ja ka dalë që vetëm dy herë të shënojë më shumë se një gol në një ndeshje, kundër Luftëtarit në fazën e parë dhe ndaj Flamurtarit në mbyllje të 2019-ës dhe një ekip që vërtetë ka një mbrojtje të fortë kryesisht falë aftësive individuale të Rustem Hoxhës e Arapit, por që nuk di se si shënohet dhe nuk di t’i mbylllë ndeshjet, vështirë të buzëqeshë e me ndonjë trofe nëpër duar…