Java e 19 e Kategorisë Superiore ka rezervuar duele interesante dhe një prej tyre është ndeshja që do të luhet të dielën në 16:00 në Durrës. Teuta do të presë në “Niko Dovana” Bylisin e surprizave, me vendasit që janë përforcuar ndjeshëm në repartin ofensiv.

Durrsakët e panë vetën të vuanin për golin gjatë gjysmës së parë të sezonit, gjë që u duk në ndeshjen e mesjavës humbur me Laçin në shtëpi.Trajneri Edi Martini do të ketë gati tre forca shtesë në sulm për ndeshjen, me Hebaj, Vecaj dhe Kolibali që janë federuar nga klubi.

Problemet me dokumentacionin nga klubet e mëparshme, kanë bërë që në mesjavë trajneri shkodran i Teutës të privohet në zgjedhje. Gjithçka tanimë ka marrë miratimin edhe nga FIFA, ndaj ofensiva e “Djemve të Detit” pritet të jetë e “frikshme” ndaj Bylis.