Teuta duket se ka kryer një tjetër lëvizje në orët e fundit të merkatos, me durrsakët që kanë arritur akordin me Alisio Preloshin.
Marrëveshja mes palëve është arritur, me mesfushorin 20-vjeçar që lë kështu Dinamon për një aventurë të re te Teuta. Sezonin e kaluar ai luajti 21 ndeshje me skuadrën e parë të Dinamos ku arriti të shënonte dhe dy gola.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Alisio Preloshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin 20 vjeçar, i cili vjen te #Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e #Dinamos. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #Preloshi dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë” – shkruan klubi.