Teuta mposhti kampionët e Partizanit me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 36-të të Kategorisë Superiore. Golat e Prognit dhe Kallakut i siguruan një fitore të artë skuadrës së Bledi Shkëmbit, e cila e sheh veten në vendin e 3-të me vetëm 1 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë.
Partizani u mposht në Niko Dovana nga Teuta me rezultatin 2-0. Skuadra e Shkëmbit me këtë fitore blindoi vendin e 3-të dhe tashmë vendos nën presionin Kukësin pasi ka vetëm një pikë më pak se verilindorët. Golat për Teutën nga një për çdo pjesë u realizuan nga Progni dhe Sherif Kallaku, ndërkohë që në minutat e fundit Sidibe u ndëshkua me karton të kuq.
Në këtë përballje nuk mungoi as tensioni, teksa 2 minuta nga fundi, Sidibe u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje “horror” ndaj Jahite.





