Teuta është duke zhvilluar një sezon me shumë peripeci në Abissnet Superiore duke bërë që “Djemtë e Detit” të jenë të përfshirë në garën e mbijetesës. Një garë të cilën kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht, ndaj edhe drejtuesit po lëvizin në merkato për të përforcuar organikën e trajnerit Edi Martini.

Së fundmi, Blutë kanë arritur marrëveshjen me një mbrojtës teksa fjala është për Jurgen Goxhën. Ky i fundit u aktivizua me Egnatias në pjesën e parë të sezonit, por tashmë 30-vjeçari përgatitet të kontribuojë në misionin “mbijetesë” të durrsakëve.

Eksperienca e Goxhës në Superiore është një nga aspektet më të rëndësishme për Teutën në këtë pikë të kampionatit ku çdo ndeshje është vendimtare për fatet e sezonit.