Teuta bën edhe goditjen e fundit në merkato. Klubi durrsak ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin anglez, Dynel Simeu.
Një goditje që ka ardhur orët e fundit para mbylljes së merkatos, duke plotësuar kështu edhe dëshirën e trajnerit Edi Martini, i cili kërkonte një mbrojtës pas largimit të Elmando Gjinit.
Anglezi ka ardhur në Durrës dhe ka hedhur firmën nën kontratë, duke iu bashkuar kështu “kolonisë” së shumtë të lojtarëve të afruar në merkaton e verës.