Sulmuesi 19-vjeçar, Renaldo Torraj, është afrimi më i ri i Teutës. “KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se Sulmesi i majtë, Renaldo Torraj, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 19 vjeçar, i cili vjen te Teuta vjen pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bërnlei U-21, ndërsa ka luajtur edhe me Tottenham U-18.

Torraj njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21”, citohej në njoftimin e klubit durrsak.

19-vjeçari ka ardhur në Durrës në sajë të bashkëpunimit të drejtuesve të Teutës me kompaninë menaxheriale që ka të drejtat edhe të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.