Ditën e djeshme, në stadiumin “Niko Dovana”, skuadra e Teutës ka zhvilluar një tjetër miqësore, këtë herë brenda familjes teksa ka sfiduar ekipin U-19. Ndeshje e cila ka shërbyer për të monitoruar edhe gjendjen fizike të lojtarëve që kanë ardhur gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që Luzi, kundërshtari i miqësores nuk u paraqit. Teuta nisi zyrtarisht përgatitjet anti-Partizani. Trajneri Edi Martini vuri përballë lojtarët të cilët mund të luajnë dhe ndaj Partizanit, kundër Teutës U-19, e drejtuar nga Shpëtim Kuçi në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar në “Durrës”, e cila u mbyll 3-0. Mesfushori Ergys Peposhi hapi serinë e golave në minutën e 13- të, teksa 17 minuta më pas ishte sulmesi Faust, i cili dyfishoi shifrat 2-0 duke gjetur kështu golin e parë me fanellën e Teutës.
Në fund të 45 minutave kishte kohë dhe për një super gol sërish nga Fausti, pas një krosi nga Kruja, sulmuesi bën një roveshatë të bukur, duke shënuar golin e tretë. Loja nisi me Teutën kërkuese ku mundohen të shënojnë dhe të mbyllin takimin, por U-19 ishte e vendosur mirë prapa dhe nuk e lejonte kundërshtarin të luante. Në minutën e 13-të, ishte Peposhi i cili shënon golin e parë për durrsakët. Pas një sulmi të shpejtë mesfushori tregohet i saktë përballë Vatës. Në të 30-ën minutë pas një topi të bukur nga mesfusha për Dacin, ky i fundit del bukur përballë Vatës dhe me një parabël arrin të godasë drejt portës me një gjuajtje preçize dhe shënon për 2-0. Në fund kishte kohë dhe për një gol tjetër ku ishte sërish Fausti ai që shënoi, duke e mbyllur pjesën e parë 3-0.