25 qershor 2015 – Teuta do të fillojë shumë shpejt përgatitjet për sezonin e ri dhe karahas merkatos ku durrsakët kërkojnë të përforcohen me lojtarë cilësorë trajneri Magani po mendon edhe për një fazë përgatitore impenjative ku të gjitha gjasat janë që durrsakët të shkojnë në Bullgari. Teuta do të qëndrojë në Bullgari për dy javë ku do të zhvillojë një fazë përgatitore intensive dhe do të luajë disa ndeshje miqësore me ekipe greke që gjenden në Bullgari për përgatiore por edhe me ekipe bullgare. Madje miqësorja e parë për Teutën do të jetë ajo kundër Skoda Xanthi që do të zhvillohet në Bullgari në 15 korrik në orën 16.00. Kjo do të jetë një miqësore që do ti shërbejë trajnerit Magani për të testuar jo vetëm lojtarët aktualë por më tepër ata që janë afruar deri tani Hila, Musta e Kuka si dhe tre të tjerë që priten të vijnë pas pak ditësh por që ende nuk dihen emrat e tyre ndërkohë që vazhdojnë tratativat për uruguajanin Soza.
Teuta, miqësore me Skoda Xanthi në 15 korrik
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit