Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e sezonit të ri më 19 gusht, teksa pak ditë më parë është mësuar edhe kalendari. Skuadrat në këtë mënyrë po u japin dorën e fundit afrimeve, ndërsa nga ana tjetër po vazhdojnë intensivisht përgatitjet për sezonin e ri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Teuta ka njoftuar se do të luajë një ndeshje miqësore me Vllaznisë. Kjo përballje do të zhvillohet ditën e dielë në “Niko Dovana”.
Diego Longo dhe Migen Memelli do të kenë mundësinë reale për të parë gjendjen e lojtarëve të tyre përballë një kundërshtari direkt. Kujtojmë se në javën e parë durrsakët do të duelojnë me Partizanin në “Arenën e Demave”, ndërsa shkodranët presin Kukësin në “Loro Boriçi”.