Teuta dhe Kastrioti zhvilluan në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, një miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Ndeshja u mbyll me shifat 4-1, në favor të ekipit të Bledi Shkëmbit.

Ishte Taulant Marku që shënoi në fillim për krutanët, por më pas, brenda pjesës së parë, erdhi përmbysja me tre gola, ku autorët e golave ishin Seku Kamara, Latif Amadu dhe Ron Gashi. Në pjesën e dytë, pati vend edhe për një gol të të riut Vila.