Pas fitores së arritur ndaj Laçit në miqësore, skuadra e Teutës është lënë pushim nga trajneri Gentjan Begeja. “Djemtë e detit” i rikthehen sot stërvitjes, ndërsa këto ditë pritet të ketë edhe një miqësore tjetër kundër Besës, edhe pse nuk është zyrtarizuar ende. Portieri Shpëtim Moçka tregon se këto ndeshje që skuadra ka zhvilluar nuk janë pasqyrimi i Teutës së vërtetë. Sipas gardianit vlonjat, skuadra do të jetë në formë të mirë në startin e sezonit. Ndërkohë, Moçka konfirmon se edhe për një vit do të jetë pjesë e Teutës, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit.“Pas një viti të suksesshëm me ekipin e Teutës, do të jem përsëri pjesë e kësaj familje, duke e zgjatur kontratën dhe për një sezon tjetër. Dua që të kemi një vit akoma më të suksesshëm se ai i shkuari”, ka thënë fillimisht vlonjati, i cili flet edhe për rivalitetin në portë. “Nuk ka rëndësi nëse luaj unë apo Rizvani. Ai që do të jetë më në formë do të mbrojë portën dhe këtu s’ka për të diskutuar. Personalisht, do të jap më të mirën për ekipin, duke u angazhuar siç duhet dhe të bëj atë çfarë më udhëzojnë. Skuadra është pothuajse e njëjtë dhe duhet të kemi ecuri akoma më të mirë. Nuk bëj premtime, pasi kampionati s’ka filluar. Megjithatë, premtimi është se do të bëj gjithçka për skuadrën. Kemi një staf të ri dhe energjik, me në krye Begejën, që po tregon profesionalizëm. Ai është një trajner shumë kërkues sa i përket punës së tij si tranjer. Po të tregojmë edhe ne profesionalizmin e duhur, atëherë ekipi ecën përpara. Nëse nuk impenjohemi siç duhet, çojmë dëm punën e gjithë stafit. Këtë patjetër do ta shmangim me punën që do të bëjë secili prej nesh. Siç e thashë, kam besim te vetja dhe shokët e skuadrës, që do të bëjmë një sezon për t’u mbajtur mend”, është shprehur portieri titullar i skuadrës durrsake.
Teuta, Moçka: Prisni një tjetër supersezon
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit në Kuvend, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës!
PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD nga Kuvendi, ironizon Bardhi: Na quajnë grupash, por gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria ‘Rama’
BIRN: Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare
I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, 19-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i një apartamenti të marrë me qira





