Partizani – Teuta 0-1
Golat: Lukiç 28′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Fejzullahu, Daja,Trashi, Fazliu, Plaku, Raçiç             Trajner: Sulejman Starova
Teuta: Moçka, Lukiç, Shkalla, Hoxha, Kotobelli, Çyrbja, Dita, Hila,Musta, Lamçe, Magani
Trajner: Gugash Magani
Arbiter: Lorenc Jemini

Një problem me energjinë elektrike në stadium detyron lojtarët e Partizanit dhe Teutës të presin 14 minuta për të startuar sfidën. Menjëherë pasi “Qemal Stafa” ndriçohet të dy ekipet zbresin në fushë për të filluar takimin. Pavarëisht errësirës në fushë dhe stolave bosh, ultras “Guerrils”  dhe pse të dënuar nuk mund të mungojnë në mbështetje të skuadrës së tyre  jashtë impiantit sportiv. 45 minuta të qeta, pak raste të regjistruara dhe një supergol i Lukiç që i jep avantazhin miqve. Mbrojtësi serb ekzekuton një goditje perfekte që shtang skuadrën vendase. Ndonëse në disavantazh, djemtë e Starovës “zgjohen” duke u kther në kundërsulme të shpejta për të gjetur barazimin me Plakun e pafat dhe Raçiç aspak i saktë.

Pjesa e dytë nis më mirë për të kuqtë, të cilët që në fillim godasin shtyllën me anë të Sebino Plakut, i cili me të majtën godet shtyllën e djathtë pingule. Ndërkohë që më pas është edhe Racic që ka një rast të pastër, por me të majtën, fare pran portës, përballë Mockës, godet lehtë dhe zotëron topin portieri i Teutës. Në fundin e sfidës Starova tenton gjithcka, duke hedhur në lojë dhe Tafilin e Bylykbashin. Të kuqtë kanë një rast mjaftë të mirë me Ibrahimin, por fare pranë me kokë e humbet rastin e pastër për të barazuar. Por me gjithë dëshirën e madhe të vendësve, është Teuta që merrr tri pikë të arta ndaj Partizanit.