Teuta ka mposhtur Kukësin në ndeshjen e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 1-0. Në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana” në Durrës, ekipi i Maganit ka qenë më superior në lojë ndaj ekipit kundërshtar.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Teutën e shënoi Ardit Hila në minutën e 20’ të ndeshjes.

Ndeshja e kthimit që do të vendosë fatin e kualifikimit për në turin gjysmëfinal do të luhet pas dy javësh në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit.