Dy goditje në portë, dy gola dhe 3 pikë të rënda. Cinizmi është kthyer në një art në perfeksion për Teutën që ndëshkon 2-0 Laçin me Bruno Ditën dhe Markovic duke parakaluar Tiranën për  t’ia lënë kurbinasve hallet e mbijetesës. Përtej mungesave te Laci, ku Sinella i dhuronte debutimin Niamekes, të federuar në janar, por të mbërritur para pak ditës, ishte një ndeshje që shkoi ashtu siç i shkonte për shtart bregdetarëve. përballje tipike mbijetese në minutat e para mbizotëria frika për të mos gabuar, duhen të kalojnë 20 minutat për të parë rastin e parë të rrezikshëm me Mensah që vepron bukur në të majtë dhe kroson, por Sergio Junior nuk arrin të godasë si duhet me kokë. Padyshim do të kishte preferuar saktësi Sinella.

Pas gjysmë ore lojë është Teuta që krijon rrezik me Hodon që kroson në zonë, por Qaqi është i saktë në ndërhyrjen e tij. Pak më vonë provon me kokë dhe Bojan markovic që shikon topin të shkojë goxha lart traversës. Laçi fillon të krijojë diçka më tepër, por ndoshta ishte kjo që kërkonte Teuta pasi kur pritej vërshëllima që mbyll pjesën e parë, në një goditje këndi Bruno Dita shfaq forcë dhe saktësi në zonë për të mposhtur Selmanin.Teuta shkon në avantazh në dhomat e zhveshjes, dhe në të dytën Laçi përpiqet të bëjë diçka më tepër, por përballë një Teute eksperte për të vrarë lojën e kundërshtarit e menaxhuar sipas mënyrës së saj, në gjithë fraksionin ka pak për të treguar, në të 58 Magani jep një pasim në qendër për Mustën që nuk arrin të gjuajë e madje pretendon për 11 meterësh me Lorenc Jeminin që vazhdon lojën.

Në të 85 përfundon ndeshja e Arber Shalës që merr kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të keqe në mesfushë ndaj Faizal. Në të 85 ka dhe një goditje të bukur nga Bruno Dita, dhe menjëherë më pas vjen dhe goli që mbyll ndeshjen me Bojan Markovic që këtë herë nuk gabon në goditjen me kokë brenda zonës. Feston Teuta që menjëherë më pas ka një tjetër rast me Ditën, por edhe 2-0 mjafton, skuadra e Maganit parakalon Tiranën dhe shkon në kuotën e 31 pikëve, 9 prej të cilave ja ka marë pikërisht Laçit, vërtet interesante.