Teuta u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat dhe e ka bërë përballë një rivali direkt për mbijetesën si Skënderbeut, në një sfidë që është cilësuar si në finale e mirëfilltë mes dy skuadrave.Sfida është vendosur nga goli i Tomës që në minutat e parë të ndeshjes, një gol i cili u përjetua me polemika fillimisht nga vendasit për anulimin e tij nga kryesori e më pas nga miqtë për kthimin e vendimit pasi rishikimit të pamjeve me VAR.

Më pas, rastet për të shënuar ishin me pikatore, pasi të dy skuadrat nuk kishin qartësinë dhe saktësinë e duhur për të rrezikuar portën. Kështu, Teuta mori tre pikë që e largojnë nga fundi, duke lënë aty përsëri Skënderbeun.