Teuta ka fituar 2-1 në fushën e Skënderbeut dhe është kthyer në zonën Europa League kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundit i Superiores. Skuadra e Shkëmbit, që vinte në këtë sfidë pas dy barazimeve, ka siguruar tri pikët falë golave të Sidibe (5') dhe Bushic (54').
Krasniqi (84') ka shënuar golin e vetëm për vendasit. Kjo ka qenë humbja e dytë radhazi për korçarët, që mbeten në vendin e gjashtë me 46 pikë, pesë larg Teutës, që është ngjitur në vendin e tretë me 51 pikë.





