Teuta ka mposhtur Tiranën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.Pjesa e parë foli më tepër për Tiranën ku Tabeku pati edhe rastin më të mirë. Në pjesën e dytë ishte Teuta e trajnerit Enkelejd Dobi, që dominoi dhe tregoi më tepër dëshirë për fitoren.

Traversë e Maçollit, më pas shtyllë por dhe rast i pastër i humbur nga Arifi, bënë që durrsakët të dominonin. Goli i fitores erdhi nga Maçolli në minutën e 87-të. Kyi  fundit shënoi nga penalltia.

Tashmë Tirana është kthyer sërish në zonën e ftohtë, aty ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit. Ndryshe për Teutën, që ndodhet vetëm 3 pikë larg Dinamos së vendit të katërt.